Presidenti Ilir Meta u ka kthyer përgjigje të gjithë gazetarëve që, sipas tij, e kanë “çmendur” me sms duke e pyetur nëse do të shkojë apo në Parlament, i thirrur nga komisioni hetimor për shkarkimin e tij.
Kreu i Shtetit u ka kthyer përgjigje gazetarëve përmes një statusi në Facebook.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta në rrjetin social.