Sezoni i tretë i “La Casa de Papel” u mbyll në pikë kulminante dhe besnikët e serialit më të famshëm në Netflix që ka thyer rekorde shikueshmërie, mezi presin seritë e reja. Po ndërkohë që presin prillin, le të kënaqen me disa detaje që janë zbuluar në trailerin zyrtar.
Nairobi nuk vdes në vend pas goditjes me armë, ajo ndoshta shpëton pasi në trailer miqtë përpiqen ta rikthejnë në jetë.
As inspektorja e bërë palë me grupin, Lisbona, nuk vdes. Asaj do t`i ofrohet bashkëpunimi me policinë në këmbim të lirisë. Po a do t’i tradhtojë miqtë dhe të dashurin e saj, profesorin?
Për përgjigjet duhet të presim datën 3 prill 2020 kur është edhe pjesa e parë e sezonit të katërt.