Videot e këngëtares me origjine shqiptare Dua Lipa duke kërcyer dhe duke u dhënë para disa striptisteve në një klub nate në Los Angelos e tërhoqën këngëtaren në qendër të një debati që ka mbërthyer prej ditësh të gjithë opinionin publik: A duhet të shkojnë gratë në klube striptizmi?
Disa komentues britanikë e kritikuan këngëtaren, duke thënë se ajo nuk ishte feministe dhe nuk kishte respekt për gratë. Të tjerë nxituan t’i dilnin në mbrojtje, duke vënë në dukje se artistët meshkuj që u ndodhën krah saj, as nuk u kritikuan dhe as nuk u gjykuan.
“Ju po gjykoni një grua se shkon në klub striptizmi dhe mbështet gratë e tjera”, shkroi një përdorues i Twitterit. “Unë nuk shoh ndonjë prej jush të gjykojë burrat për këtë.”
Shumë prej fansave të saj komentojnë se striptizmi është një punë e vërtetë dhe e mirëpaguar. “Këto vajza kanë zgjedhur të punojnë në këtë profesion dhe meritojnë mbështetje”, shkruan një nga fansat e këngëtares me origjinë shqiptare.
Edhe pse këto video janë komentuar shumë në rrjetet sociale, në SHBA femrat nuk kanë as edhe një lloj kompleksi në lidhje me klubet e striptizmit. Një studim ka zbuluar se në dy nga tre festa beqarie, gratë në SHBA punësojnë një striptist që të kërcejë për to.
Nick Triantis, pronari i klubi striptizmi në Uashington DC, tha për “BBC” se gratë kishin ardhur në klubin e tij që kur u hap në vitin 1980.
“Unë as nuk e kuptoj se çfarë rëndësie ka ndarja gjinore,” tha Triantis, duke shtuar se gratë në klubet e striptizmit nuk ishin “asgjë e re”.
Atëherë, pse videoja Dua Lipa provokoi një reagim kaq të madh? Catlyn Ladd, studiuese e barazisë gjinore në Kolorado, e cila ka punuar edhe si striptiste, thotë se kur bie fjala tek kjo temë, shoqëria perëndimore kanë treguar gjithnjë standarde të dyfishta.
“Të jesh punonjëse seksi mund të jetë tepër shfrytëzuese por është shumë fitimprurës”, thotë ajo. “Shfrytëzimi është varet nga mjedisi ku punon”.
Ladd ka punuar si striptiste për më shumë se pesë vjet në fillim të viteve 2000, duke përdorur të ardhurat e fituara nga kjo punë për të paguar studimet dhe masterin në Universitetin e Kolorados.
Ajo tha se kishte përjetuar ngacmime, paragjykime madje edhe dhunë, por se e kishte takuar burrin e saj, mbi 20 vjet më të madh, ndërsa kërcente në skenë. Ajo është rikthyer në klubet e striptizmit herë pas here si një mbrojtëse e të drejtave të grave që punojnë në këto klube.
Sa i përket striptisteve në videon Dua Lipas, ajo tha se mendonte se ato ishin “ishin duke kaluar një mbrëmje me të vërtetë të këndshme”. “Dhe bëjnë shumë mirë”, shtoi ajo.
“Pakënaqësia që ndejmë kur shohim gratë si kliente në klubet e striptizmit është e natyrshme”, thotë Bernadette Barton, një profesoreshe e studimeve gjinore dhe autore e dy librave që ekzaminon përvojën e kërcimtareve erotike, për shkak të atmosferës patriarkale në këtë mjedis.
“Klubet e striptizmit janë organizata patriarkale”, tha ajo. “Mjafton të shikoni faktin se burrat janë të veshur dhe gratë janë zhveshura”.
A është shkelje e ‘doktrinës’ feministe që një grua të shkojnë në një klub striptizmi? “Jo domosdomërisht”, tha Barton, “Por nuk më takon mua ta them. Ajo që mund të them është se pati një pabarazi në reagimin ndaj Dua Lipas, pasi në video kishte edhe meshkuj”, thekson ajo.
Sipas analistes, shoqëritë e zhvilluara duhet të jenë kritike ndaj kulturës së zhveshjes dhe seksit në këmbim të parave, jo klientëve që tërheq kjo kulturë.
Barton shkroi dy libra mbi botën e striptizmit, një në vitin 2006 dhe një në vitin 2017. Ajo tha se ndryshimi më i madh që ajo vërejti midis të dyve ishte një rritje e klientëve femra.
Ajo i thotë “BBC” se tha se disa menaxherë i raportuan gjatë hulumtimit për librin e dytë që gratë përbënin deri në 45% të klientëve të tyre, një shifër për të cilën ajo tha se ishte shumë më e lartë se sa ajo që do të kishte dëgjuar kur intervistonte njerëzit për librin e saj të parë.
“Për sa i përket striptisteve, klientët femra janë padyshim të mirëpritura”, tha Antonia Crane, një aktiviste, profesoreshë dhe striptiste, e cila ka punuar më shumë se 10,000 orë në klube striptizmi gjatë një karriere 25-vjeçare.
“Ne i duam gratë që vijnë në klube të tilla, është një kënaqësi”, tha Crane. “Zhveshja është punë femrash. E vetmja që është e patolerueshme për zhveshjen dhe industrinë seksit në përgjithësi janë praktikat e padrejta të punës”, tha ajo, duke përmendur pagat e dobëta, shfrytëzimin dhe sulmet seksuale.
“Rregulli i vetëm në klubet e striptizmit është pagimi i kërcimtareve ekzotike,” tha ajo. “Më pas reklasohu, pasi argëtimi nuk njeh gjini…” / BBC