Politika A duhet të shqetësohet BE për marrëdhënien Shqipëri-Turqi? Si përgjigjen Erdogan dhe...

A duhet të shqetësohet BE për marrëdhënien Shqipëri-Turqi? Si përgjigjen Erdogan dhe Rama

Pyetje: Mbështetja që ju i keni dhënë Shqipërisë nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit, a duhet të shqetësohet Bashkimi Europian për këtë vëmendje të shtuar që iu keni ndaj Shqipërisë? Nëse merrni mbrapsht ju si Turqi diçka nga ky investim që ju bëni në vendin tonë, sepse aludohet shpesh për marrëdhëniet tuaja të ngushta me kryeministrin Rama, duke shtuar se besoj dhe vëllai ka një kufi deri ku duhet të merret borxhi dhe pastaj t’ia kthesh mbrapsht, a është marrëdhënia e Shqipërisë dhe Turqisë në këtë pikë?

Kësaj pyetje Presidenti turk Erdogan zgjodhi t’i përgjigjej në këtë mënyrë: “Dua ta sqaroj, sepse miqësia rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme, brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh, të cilat e kapërcejnë dhe vëllazërinë ndonjëherë ka marrëdhënie dypalëshe që bazohen tek e drejta e detyrimeve. Ne tashmë po flasim për një situatë siç është rasti pas tërmetit. Kjo është një marrëdhënie që rregullohet sipas rregullave të vëllazërisë dhe jo sipas rregullave të së drejtës së detyrimeve. Ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë shumë të shpejtë, të njëjtën gjë ne jemi duke bërë edhe me vepra historike dhe të gjitha i bëjnë në rregullat e vëllazërisë. Dhe bazuar në këto rregulla do të vazhdojmë restaurime, ndërtime të reja dhe mos kërkoni asgjë tjetër poshtë kësaj, sepse ne jemi vëllezër. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë ndoshta. Një pyetje e tillë nuk duhet të ngrihet, se çfarë do të ndodhë. Asnjëherë nuk duhet ta vini në mëdyshje këtë gjë”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se “kur vjen puna tek marrëdhënia ime me Erdogan, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ndërsa theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve, është një marrëdhënie tradicionale.

“Në fakt nuk jam, jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane, por unë nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo në BE, duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve, sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty. Kur vjen puna tek marrëdhënia ime me Erdogan, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar përkundrazi. Janë për të qeshur shumë nga ato që thuhet. Po ju them kurrë asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, që të jep receta të gatshme si bëhet puna, pra të vë në pozita të vështira duke të të kërkuar gjëra që ti mund të mos kesh dëshirë t’i dëgjosh. Përkundrazi, respekt maksimal, reciprocitet. Sa i përket pjesës konkrete, të gjithë e shikojnë që kjo është marrëdhënie që kanë interes patjetër, transformimi në realitet i atyre fjalëve që i keni dëgjuar shpesh nga presidenti”.