Kur u pyet para disa ditëve lidhur me deklaratën e saj se Kiara Tito dhe burri i tezes së saj e kishin kërcënuar, Tea Trifoni la të nënkuptohet se do bënte një padi.
“Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”, deklaroi ajo në ‘E Diell’, duke lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.
Lidhur me këtë deklaratë është pyetur edhe Luizi mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në “Më lër të flas”.
Ai tha se nuk ka asnjë denoncim teksa nuk i kurseu ironitë për ish-konkurrenten e Për’puthen.
“Unë e pashë mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar, por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë të shkonte te shefi, ‘Shef më ka kërcënuar Kiara’. Vazhdojnë klikimet, duan klikime. Po të kërcënoi Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qenë barsoleta më e bukur që do të kenë vdekur me lot në Shkodër. Dy barsoleta janë thënë në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar’ dhe ‘Olta Gixhari fiton Big Brother’”, tha mes të qeshurave Luizi.