Historia e Kalit të Trojës është përmendur më parë në Odisenë e Homerit, një këngë epike e shkruar 750 vjet para Krishtit, duke përshkruar pasojat e luftës së Trojës.
Pasi rrethuan Trojën për 10 vite pa sukses, ushtria greke ngriti kampet jashtë mureve të qytetit dhe bënë sikur u larguan për t’u kthyer në shtëpi. Mbrapa tyre ata lanë një kalë gjigand prej druri si shenjë e perëndeshës Athena.
Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.
Provat arkeologjike tregojnë se Troja u dogj, dhe se Kali i Trojës ishte një trillim imagjinar.
Një profesor i Universitetit të Marsejës, Francesco Tiboni, thotë se makineria që përdorën grekët për të nënshtruar Trojën nuk ishte kali prej druri, por një anije fenikase me kokë kali, që quhej “hipos”.
Sipas një studimi të realizuar nga Tiboni, përmasat e mekanizimit që shërbeu për fshehjen e luftëtarëve që nënshtruan Trojën janë hiperbolizuar.
Profesori Tiboni, në studimin e tij 2-vjeçar dhe të publikuar në revistën “Archeologia Viva”, thotë se luftëtarët grekë me shumë mundësi janë fshehur në “barkun” e një anije.