A është Partia Demokratike gati për zgjedhjet e pjesshme lokale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Forca më e madhe në opozitë nuk e ka ende një përgjigje.
“E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pa u ndalur shumë në këtë çështje.
Basha kërkoi vëmendjen e medias për një tjetër proces që PD-ja do të ndjekë javës që vjen.
”Javën e ardhshme ne do të përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha