Opozita A është lëkundur aleanca me Metën? Si përgjigjet Berisha

A është lëkundur aleanca me Metën? Si përgjigjet Berisha

Marrëdhënia me Ilir Metën mbetet e palëkundur. Kjo është ajo që deklaroi kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha pas qëndrimeve të mbajtura të enjten nga kryetari i Partisë së Lirisë.

I pyetur rreth thirrjeve për protesta të bëra nga aleati i tij, Ilir Meta deklaroi se opozita duhet të bëjë gjithçka, por shtoi se edhe qytetarët duhet të bëjnë gjithçka “që të jetojnë me dinjitet.”

“Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve. Opozita ka bërë protesta, pa diskutim që do të bëjë protesta, por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetarë të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”, deklaroi Meta pasditen e së enjtes.

Megjithatë, Sali Berisha deklaroi sot se Meta mbetet entuziast “për detyrimin që ka opozita për të rikthyer votën e lirë.”

“Meta, mbetet i palëkundur. Do të organizojmë frontin më të gjerë opozitar.”

Ndërsa, i pyetur se kur do të votëbesohet, kreu i Rithemelimit deklaroi se puna për organizimin e zgjedhjeve do të nisë sapo të përfundojë procesi i mbrojtjes së votës.