Afera e inceneratorëve “i hëngri kokën”, kolegut të tij, Arben Ahmetaj, por Damian Gjiknuri tashmë pa asnjë post në parti, tregon se nuk është i shqetësuar se mund të ketë të njëjtin fat. Ai thotë se në dijeninë e tij nuk është në hetim nga SPAK, por është i gatshëm që të japë llogari kurdoherë që do i kërkohet. Ai mbrohet duke thënë se posti i ministrit Energjetik në këtë aferë, që asokohe drejtohej prej tij, ka qenë periferik.
“Sa i përket hetimit, ky hetim ka kohë që ka nisur, mbi 2 vjet, nuk jam thirrur ndonjëherë, në çdo moment që të më thërrasin, roli i ministrit të Energjisë, ka qenë periferik, nuk mendoj që ato vepra janë të gabuara, por për shkak të dritëhijeve të procedurës, nuk kemi pse vrasim ato vepra dhe ka gjetur një zgjidhje. Nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi jam shumë i hapur ndaj lloj sqarimi”, tha Ahmetaj.
Në të njëjtën linjë, ai mohon që SPAK të ketë nisur një hetim pasuror ndaj tij, duke mohuar që të ketë përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, tashmë në kërkim për aferën e inceneratorëve.
“Pasuritë e mia janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”.