Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse është penduar që ka pranuar ofertën e kryeministrit Rama për t’u bërë President i Republikës.
Meta theksoi se asnjëherë nuk pendohet për zgjedhjet që ka bërë, pasi sipas tij i ka bërë me bindje të plotë. Ai tha se është shumë krenar për këto që ka bërë gjatë këtyre pesë vjetësh.
“Edhe pak muaj na ndajnë sepse në 24 korrik do ndal këtë detyrë dhe do të jemi më të hapur. Asnjëherë nuk pendohem për zgjedhjet sepse i bej me bindje të plotë, nuk i bëj i imponuar nga të tjerët. Në atë koha socialistët nuk pranonin një president tjetër, ata e kishin me shumë dëshirë që unë të bëhesha president e si mund t’ua prishja unë këtë dëshirë atyre. Zgjedhja ime si President i Republikës ka qenë në atë kohë e detyruar, edhe nëse nuk do ishim në këto kushte nuk do doja një mandat të dytë për President. Jam shumë krenar për këto që kam bërë gjatë këtyre pesë vjetësh. Zgjedhjet e mia i bëj me bindje dhe jo i detyruar nga faktor të tjerë të jashtëm”, tha Meta.
Meta quan Bashën deputet: Ai ka një raport të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e ka cilësuar si e keqja e tretë e këtij vendi.
Në studion e Quo Vadis, Meta e ka quajtur Bashën deputet dhe jo kryetar të PD ndërsa u shpreh se Basha ka një raporr të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën.
Presidenti theksoi se gjithmonë është përpjekur t’i qëndrojë pranë Bashës, por sipas tij, ai ka bërë gjithmonë të kundërtën e asaj që i ka sugjeruar.
“Jam përpjekur t’i qëndroj pranë, por ai ka bërë të kundërtat e atyre që i kam kërkuar e sugjeruar. I kam bërë të qartë që largimi nga parlamenti është një aventurë, të njëjtën gjë për shumë aspekte të tjera. E kam lajmëruar dy tre ditë para për Teatrin për tu koordinuar më artistët me qytetarët, por nuk iu përgjigj sms-ve të mia, si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje. Gjithsesi unë jam i hapur ta pres në takim deputetin Basha”, tha Meta.