Aktualitet A është Shqipëria në rrezik në rast shpërthimi të një centrali bërthamor?

A është Shqipëria në rrezik në rast shpërthimi të një centrali bërthamor?

Shpërthimi gjatë natës në centralin bërthamor të Zaporizhias

Trupat ruse kanë pushtuar sot centralin bërthamor të Zaporizhias, më i madhi në Europë, pas luftimeve të ashpra pranë objektit ukrainas.

Luftimet në këtë central kishte u dënuan nga faktori ndërkombëtar dhe ngjalli frikën për një incident të mundshëm bërthamor.

Ndërsa ekspertët paralajmëruan që të mos bëhen krahasime me centralin në Çernobil, ku ndodhi fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë në 1986.

Centralet moderne janë dukshëm më të sigurta se ato të vjetra si Çernobili, thanë ata.

Por a është Shqipëria në rrezik në rast shpërthimi të një centrali bërthamor?

Në rast shpërthimi të një centrali bërthamor, Shqipëria nuk është e rrezikuar sepse ka struktura të posaçme që kujdesen për rrezatimin.

Kostandin Dollani, ish-drejtues i Institutit të Mbrojtjes nga Rrezatimet tha në Euronews Albania se problemi me emergjencat bërthamore ka nisur që prej vitit 1998.

Sipas tij ka ekspertë që monitorojnë nivelin e rrezatimit në 8 pika, duke filluar me Tiranën.

Ai theksoi se Çernobili përfshiu globin, kështu që në rast të një shpërthimi të mundshëm sigurisht do të ketë pasoja, por strukturat e posaçme do të marrin masa.

“Ne jemi të përgatitur për të kapur çdo rritje të mundshme të nivelit”, – sqaroi Dollani.