Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrimtar që ka për pasojë së paku 26 jetë të humbura, qindra të lënduar dhe qindra të pastrehë.
Por a është rajoni jonë i prirur ndaj tërmeteve?
Hetuesi Gjeologjik Amerikan raportoi se tërmeti i djeshëm pati intensitet 6.4, ndërsa epiqendra ishte rreth 30 km larg kryeqytetit shqiptar.
A është Shqipëria në Unazën e Zjarrit?
Shqipëria nuk është në Unazën e Zjarrit, një unazë famëkeqe që rrethon brigjet e Paqësorit e që njihet për aktivitet të shtuar sizmik e vullkanor.
Rreth 90 përqind e të gjithë tërmeteve ndodhin përgjatë Unazës së Zjarrit, e cila karakterizohet me 75 përqind të të gjithë vullkaneve aktive në tokë.
Sidoqoftë, aktiviteti sizmik mund të ndodhë edhe diku tjetër, dhe Shqipëria ka pasur tërmete në të kaluarën.
Siç mund ta shihni nga harta e mësipërme, Shqipëria është afër vijës së pllakës tektonike e cila shkon nën Itali, duke e bërë rajonin të prirur për dridhje.
Një tërmet me intensitet 5.6 Rihter tronditi vendin në 21 shtator, duke dëmtuar rreth 500 shtëpi dhe shkatërruar disa sosh.
Ministria e Mbrojtjes tha që tërmeti i së martës ishte tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri në 30 vitet e fundit.