Nepali po dërgon një ekip ekspertësh alpinistësh, për të rimatur lartësinë e malit Everest mes frikës se është zvogëluar pas një tërmeti të vitit 2015.
Katër alpinistë të emëruar nga qeveria, të cilët kanë kaluar dy vjet trajnim për ekspeditën, do të shkojnë në vargun e Himalajeve, në kufirin midis Nepalit dhe Kinës për të kryer misionin e tyre. Shkencëtarët besojnë se maja e malit më të lartë në botë, mund të jetë shkurtuar nga një termet shkatërrues, me 7.8 magnitudë në Nepal.
Është hera e parë që vendi ka dërguar ekipin e tij për të kryer një studim të malit më të lartë të botës.
Lartësia zyrtare e Everestit është 8.848 metra dhe është regjistruar së pari nga një sondazh indian në vitin 1954. Ekipet e shumta të tjera kanë matur kulmin, edhe pse lartësia e 1954-ës mbeten zyrtare dhe e gjerësisht.
Por një debat i nxehtë shpërtheu pas një tërmeti masiv në Nepal më 2015, me sugjerime se dridhja e fuqishme mund të kishte shkurtuar lartësinë e majës së malit. Si pasojë e kësaj, autoritetet nepaleze urdhëruan matjen e lartësisë së Everestit dhe në vitin 2017, nisën përgatitjet e ekspeditës, për të sqaruar dyshimet.