Çdo detaj i paraqitjes së një personazhi të njohur për publikun ka rëndësi dhe kështu ishte dhe rikthimi i Elvana Gjatës pas kaq shumë kohësh në skenë, me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pak ditë më parë, të gjithë fansat e këngëtares Lady Gaga u shqetësuan kur vunë re mungesën e unazës së fejesës gjatë pjesëmarrjes së saj në Grammy, dhe e lidhën me një mundësi për ndarje nga partneri Christian Carino.
Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata e cila u shfaq në koncertin e pavarësisë pa unazë në gisht, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se mund t’i ketë dhënë fund fejesës.
“Intv” shkruan se në një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur Elvana fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, pas jetesës në SHBA, gazetarit dhe gjithë publikut i ra në sy unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht.
E pyetur për këtë dhuratë luksoze, 32-vjeçarja u përpoq t’i bënte bisht pyetjes duke bërë shaka me përgjigjen klishe që thonë personazhet publike në intervista që jetën private e kanë të shenjtë dhe duan ta mbajnë private.
Por mungesa e unazës në rikthimin e bujshëm pas vrasjes në fillim të tetorit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku u përfshi partneri i këngëtares, shihet me dyshim.
Kjo mund të jetë edhe një zgjedhje profesionale e stilistit Valdrin Sahiti që u kujdes për pamjen e Elvanës, për t’ia lënë vëmendjen të gjithën fustaneve të saj madhështore.