Ambasadorja e OSBE në Shqipëri, Audrey Glover, e pyetur nga gazetarët në lidhje me perspektivën e çertifikimit të zgjedhjeve, nëse do të quhen ose jo ato, u shpreh se kjo është punë e autoriteteve shqiptare.
“Nuk është sigurisht puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendi, janë një sërë konsultimesh që duhen bërë me një trupë të madhe materialesh dhe gjykatash për të parë nëse do të certifikohen apo jo. Këto janë hapat që duhet të ndërmerren deri në atë moment. Nuk është puna jonë dhe mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet. Ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar ku do të kemi vlerësimin tonë”.
Qytetarët shqiptarë do të duhet të presin dy muaj për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
E deri në daljen e këtij raporti, shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover, nuk e ka një përgjigje nëse zgjedhjet e një dite më parë plotësuan standardet.
Glover: Ne ende vazhdojmë të marrim informacione nga vëzhguesit afatgjatë dhe afatshkurtër. Ende nuk e kemi të plotë tablonë për procesin zgjedhor. Derisa ti marrim këto informacione nuk do të mundemi të themi përfundimisht nëse këto zgjedhje i përmbushën apo jo angazhimet e OSBE dhe angazhimet e tjera ndërkombëtare. Për dy muaj del raporti përfundimtar ku do të jetë ky vlerësim.