Shtëpia e Bardhë ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me rrëzimin e katër objekteve të dyshimtave fluturuese mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat më herët nuk u përjashtua dhe mundësia e të qenit jashtëtokësore.
Sekretarja për shtypin Karine Jean-Pierre, e shoqëruar nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Kirby rrëzoi deklarimet e mëhershme se objektet e rrëzuara mund të ishin aliene.
Me një buzëqeshje në fytyrë, Jean-Pierre shtoi se ashtu si të gjithë edhe ajo e pëlqente filmin E.T. dhe siguroi popullin amerikan se nuk asnjë të dhënë për jetë nga planetet e tjera.
Ndërkohë që John Kirby shtoi se Kina ka një program me balona të lidhur me ushtrinë, i cili arriti të zbulohej vetëm nga administrata Biden.
Ai deklaroi gjithashtu se SHBA dhe Kanadaja kanë shtuar më shumë kontrollet në hapësirën ajrore të dy vendeve.
Zyrtarët amerikanë ende po përpiqen të identifikojnë me saktësi dy objekte të tjera të rrëzuara nga avionët luftarakë F-22 dhe po punonin për të përcaktuar nëse Kina ishte përgjegjëse, ndërsa shqetësimet u përshkallëzuan për atë që Uashingtoni tha se ishte programi çdo herë e më i gjerë i vëzhgimit ajror të Pekinit.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer i tha programit “This Week” të televizionit amerikan ABC se zyrtarët amerikanë po punonin shpejt për të mbledhur mbeturinat e objekteve pas rrëzimit.
“Deri para disa muajsh ne nuk dinim gjë për këto balona”, tha zoti Schumer, për programin e spiunazhit që administrata amerikane e ka lidhur me ushtrinë e Kinës. “Është e jashtëzakonshme që ne nuk dinim gjë”.
Ministria e Jashtme e Kinës e ka përshkruar balonën e parë pa pilot si një mjet fluturimi meteorologjik civil që kishte dalë nga kursi. Pekini tha se vendimi amerikan për ta rrëzuar ishte “reaguar i tepruar”.
Rastet kanë rritur tensionet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, kanë ngritur pikëpyetje rreth shtrirjes së mbikëqyrjes së Pekinit ndaj SHBA-së dhe kanë nxitur kritika nga ligjvënësit republikanë për reagimin e administratës Biden.