Shumica e njerëzve kanë një dridhje ndoshta dhe të papërfillshme të duarve, që për mjekët konsiderohet normale.
Por ndërsa plakemi, frekuenca e dridhjes sonë normale mund të bëhet më e dukshme në aktivitetet e përditshme. Rreth një e katërta e njerëzve mbi 70 vjeç kanë një formë të dridhjes së dukshme.
Ekzistojnë gjithashtu shkaktarë të mundshëm që mund të shtojnë dridhjen deri në pikën që mund të të pengojë për të kryer veprime të ndryshme.
Disa nga shkaktarët janë frika, ankthi ose lodhja ekstreme. Gjithashtu edhe ethet, sheqeri i ulët në gjak, kryerja e ushtrimeve apo pirja e alkoolit.
Në këto situata, adresimi i shkaktarëve të mundshëm mund të rregullojë dridhjen e dukshme.
Megjithatë, ka disa raste të rëndësishme kur një dridhje është një shenjë e një gjendjeje themelore siç është sëmundja e Parkinsonit ose skleroza e shumëfishtë. Nëse keni një dridhje të re pa shkaktarë të dukshëm, ekspertët këshillojnë që të vizitoheni me një mjek.
Përtej asaj që dimë për rolin e trurit dhe muskujve në dridhje, ka prova të gjata që edhe zorrët luajnë një rol të rëndësishëm në shumë çrregullime neurologjike. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit që kanë dridhje të duarve, ashpërsia e dridhjes lidhet me ndryshimet në disa acide yndyrore me zinxhir të shkurtër që prodhohen kur bakteret në zorrën tonë fermentojnë fibrat.
Shkaqet e mundshme të dridhjeve
Dridhje esenciale
Dridhja esenciale është një lloj dridhjeje e pakontrollueshme ose dridhje e një pjese të trupit.
Ndoshta dridhja ndodh më shumë kur po kryeni një veprim ose duket se ndodh vetëm kur shkruani dhe kjo është shumë e zakonshme edhe pse shumë herë ngatërrohet me Parkinsonin.
Dridhja esenciale nuk konsiderohet e rrezikshme në vetvete, por disa njerëz duket se janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar përfundimisht sëmundjen e Parkinsonit, kështu që është e rëndësishme të mbani mjekun tuaj të informuar për çdo ndryshim shëndetësor.
Dridhjet esenciale janë më të zakonshme ndërsa rritemi dhe disa studime kanë zbuluar se një dridhje e re që ndodh pas moshës 65 vjeçare shoqërohet me rrezikun e demencës.
Sëmundja e Parkinsonit
Dridhja është simptoma e parë në afërsisht 3 nga 4 persona me sëmundjen e Parkinsonit. Në sëmundjen e Parkinsonit, dridhja shpesh fillon vetëm në njërën dorë ndërsa është në pushim, por mund të ndodhë edhe në këmbë.
Ky dridhje është e lidhur pjesërisht me mungesën e dopaminës në një zonë të trurit.
Skleroza e shumëfishtë
Dridhja prek shumë pacientë me sklerozë të shumëfishtë, një sëmundje e lidhur me imunitetin e sistemit nervor qendror. Njerëzit me sklerozë të shumëfishtë mund të përjetojnë “sulme” të simptomave neurologjike, si humbja e papritur e ndjeshmërisë në njërën anë ose probleme me shikimin e tyre, që duket se përmirësohen vetë përpara se të fillojë një episod tjetër.
Sëmundja e Wilson
Një shkak më pak i zakonshëm i dridhjes, sëmundja e Wilson, diagnostikohet më shpesh te pacientët më të rinj dhe ndodh për shkak të një defekti gjenetik që shkakton grumbullimin e bakrit në pjesë të trupit, si mëlçia, kyçet dhe truri.
Shumë njerëz e shohin dridhjen e tyre të sikletshme dhe shkatërruese për aftësinë e tyre për të bërë detyra të përditshme si larja e dhëmbëve apo ngrënia por në momentin që dridhja e duarve nuk vjen për shkak të një nga këto sëmundje, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.