Kryesore A ka frikë nga SPAK? Rama: Nuk është çështje Mic Sokolash

A ka frikë nga SPAK? Rama: Nuk është çështje Mic Sokolash

Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar sot u pyet edhe nëse ka frikë nga SPAK. Duke ironizuar presidentin Ilir Meta, Rama tha “nuk është çështje trimërie apo Mic Sokolash. Që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë reformën në drejtësi ku ne të miratonim çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do të miratonte dhe ta sillte në tavolinë. Aty ku hyn drejtësia ne hapim rrugën”.

Pyetje: A keni frikë nga SPAK dhe a e mendonit që do të merrnit të gjitha pushtetet kur hytë në politikë? A e kishit ëndërruar?

Edi Rama: As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandiset siç është katandisur. Ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni t’ju them se është shumë e vështirë të qeverisësh një opozitë që këmbëngulë çdo ditë të vrasë veten sesa një opozitë që këmbëngul çdo ditë të “të vrasë ty” me ide, ritëm. Një opozitë inekzistente është boshllëk që të pengon të gjesh të gjitha forcat për të bërë punën maksimalisht mirë.

Sa i takon të gjitha pushteteve nëse unë kam kapur SHBA e BE atëherë s’keni çfarë të bëni e keni humbur këtë betejë. Të thuash që mund të kapen SHBA e BE se ka një forcë të errët thellë, thellë, dhe e gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri janë qesharake në rastin më të mirë dhe klinikisht shqetësuese në rastin më të keq. Nuk është çështje trimërie apo Mic Sokolash. Që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë reformën në drejtësi ku ne të miratonim çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do të miratonte dhe ta sillte në tavolinë. Aty ku hyn drejtësia ne hapim rrugën. Nuk është çështje kam frikë, s’kam frikë.