Maqedonia Veriore ka ndaluar importin e mishit të derrit nga Serbia dhe nënprodukteve të tij, pasi ka patur njoftime se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.
Sipas disa burimeve në Kosovë, një murtajë afrikane është shfaqur në Serbi e cila është përhapur përmes mishit të derrit.
Si pasojë e kësaj murtaje, Maqedonia Veriore një javë më parë ka ndaluar importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend.
Por në Kosovë, Serbia ka futur mish, dhe nuk dihet se çfarë mishi.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është shprehur për mediet kosovare se në Kosovë viteve të fundit nuk ka pasur import të mishit apo produkteve të mishit nga Serbia.
Sipas tij, i vetmi rast ka qenë gjatë kohës së krizës së inskenuar humanitare nga vet Serbia në pjesën veriore të Kosovës.
“Mish import nga Serbia ka pas vetëm me procedurë për ndihma humanitare”, ka deklaruar Thaçi.
Se a është dërguar në Kosovë po i njëjti mish apo produkte nga të cilat është përhapur kjo murtajë në Serbi, kjo nuk dihet ende.
Mirëpo mësohet se murtaja afrikane e derrit është shfaqur në rrethininat e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës.
Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur.