Efi dhe Luizi janë një nga dyshet më të dashura të këtij “Big Brother”. Në fillim raporti mes tyre nuk ishte i mirë, por ata u miqësuan me kalimin e kohës dhe u bën miq të mirë.
Kujtojmë këtu se kur Efi doli Luizi i tha se do merrte hak për të dhe po ashtu u përlot teksa e ka përmendur shpesh të ashtuquajturën “shefen e tij të diplomacisë”. Por, një video e transmetuar nga produksioni e Efit ka trazuar raportin e tyre.
Në informacionin nga jashtë që iu dha Kiarës para pak javëve ishte videoja e Efit ku fliste për situatën në lavaman mes Kiarës dhe Luizit. Videoja e saj ishte nxjerrë nga konteksti nga disa media që shkruanin se ajo kishte sulmuar Kiarën. Prej aty pati një hatërmbetje nga çifti ndaj Efit.
Me rikthimin e saj në shtëpi është vënë re një distancim i Luizit. Kjo i ka bërë përshtypje edhe Efit e cila i ka kërkuar të flasin, duke i thënë se e ka vënë re se nuk e sheh as në sy. Efi nënvizoi se e do pranë si mik dhe jo si lojtar.
Luizi nga ana tjetër deklaroi se sillet ftohtë sepse po mendon diçka dhe i tha se kjo situatë do vijojë edhe për një javë. Ai e siguri se raporti i tyre mbetet siç ka qenë dhe se do i qëndrojë pranë në debate, por shtoi se Efi ka hyrë në një moment delikat të lojës.
Në fund e mbyllën me një përqafim.