Aktualitet A ka shqiptarë të vdekur në Itali? Flet nga Bergamo aktivistja e...

A ka shqiptarë të vdekur në Itali? Flet nga Bergamo aktivistja e të Drejtave të Emigrantëve

Sonila Alushi, Aktiviste për të Drejtat e Emigranteve foli në Open në Top Channel për situatën në Itali të shkaktuar nga koronavirus.

Alushi tregoi se nuk ka asnjë viktimë shqiptarë në Itali.

“Jo, deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë shqiptare nga koronavirusi. Ajo që duhet theksuar është që shumë qytetarë në Bergamo nuk i kanë respektuar masat e qëndrimit në izolim”, tha Alushi.

“Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira në botë. Në spitale nuk ka më vende, në kisha nuk ka më vende, në morg nuk ka më vend”, tha Alushi.