Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet sot nga mediat nëse ka qenë më parë në dijeni të nismës për krijimin e një shteti sovran të bektashinjve në territorin e Shqipërisë, duke qenë se dhe vetë Meta është bektashi.
“Angazhimi politik i shtetit apo qeverisë për afirmimin e Shqipërisë si qendër botërore e bektashizmit është tjetër, dhe krejt tjetër është një shtet sovran kur Kushtetuta e Shqipërisë është shumë e qartë në lidhje me sovranitetin e vendit. Kjo është çështje që prek Kushtetutën dhe para se të hidhej në mënyrë aventureske në publik duhej të ishte diskutuar me të gjithë aktorët, në radhë të parë në Këshillin Ndërfetar, që ka ndihmuar edhe në momentet kur ka rënë shteti në paqen sociale në vend”, tha Meta.
“Me nismën aventureske të Edi Ramës jam njohur vetëm nga televizioni. Kaq”, theksoi Meta.