Ylli me famë botërore i muzikës, Dua Lipa, vijon të shijojë pushimet në rivierën shqiptare.
Rikthimin në shtëpi, pas disa ditëve të kaluara në ishujt grek, Dua e ka shoqëruar me muzikë shqip, teksa me shoqërinë dhe të afërmit e saj dëfrehet nën ritmet e “Semaforit” të Mc Kresha dhe Lyrical Son.
“A ma mir ktu a atje?”, shkruan Dua përkrah një fotoalbumi të postuar në Instagram, ku nuk mungojnë as pozat provokuese nga vila në bregdetin e Jugut ku po relaksohet këtë verë.
27-vjeçarja ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, teksa postin e parë pas mbërritjes e shoqëroi me mbishkrimin “Home”.