Ish-mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, ka ironizuar UEFA-n, referuar prekjes me dorë të Marc Cucurella në zonë, në ndeshjen çerekfinale të Europianit, ndaj Spanjës.
Komisioni i Arbitrave pranoi se mos akordimi i penalltisë, ishte një gafë e arbitrit Anthony Taylor dhe e VAR-it.
Në lidhje me këtë, Kroos ka ironizuar, duke thënë se UEFA-s iu deshën tre muaj, për të kuptuar atë që të gjithë e panë në një sekondë.
“Atyre iu deshën tre muaj për të kuptuar se ishte një lojë me dorë, diçka që pothuajse të gjithë ne e pamë në një sekondë. Kjo më qetëson shumë tani. A mund ta quaj veten kampion Europe tani që u pranua gabimi? Nuk mendoj kështu.”, tha Kroos.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës në çerekfinalen e Europianit, krijoi polemika të mëdha, për prekjen me dorë, pasi në fund ishin iberikët ata që u kualifikuan më tej, pas një goli të shënuar në fund.