Aktualitet A mund të justifikohet përdhunimi? Një numër alarmant europianësh mendojnë “po”

A mund të justifikohet përdhunimi? Një numër alarmant europianësh mendojnë “po”

Është e pamundur të justifikohet një akt aq i neveritshëm sa përdhunimi. Shpesh po kaq e neveritshme është ajo që njerëzit përpiqen të bëjnë, t’ia vënë gishtin viktimave – rrobave që ato kishin veshur, makijazhit të tyre, sinjaleve që kanë dërguar, alkoolit që kanë konsumuar.

Ndërsa neve na pëlqen të mendojmë se këto sjellje kufizohen te një grupi i vogël, injorant njerëzish, studimet e fundit tregojnë se ato janë të përhapura në mënyrë shokuese.

Si pjesë e një raporti të Komisionit Europian për dhunën me bazë gjinore, 30,000 shtetas europianë u pyetën nëse mendonin se seksi pa miratim ishte i pranueshëm në rrethana të caktuara, si për shembull kur një grua kishte veshur rroba “provokuese”. Më shumë se çereku i atyre që u përgjigjën thanë se ata mendonin që justifikohej.

Raporti gjithashtu zbuloi se mbi 10% e atyre që u përgjigjën mendonin se seksi pa miratim mund të ishte i justifikuar nëse viktima kishte shkuar vullnetarisht në shtëpi me agresorin, kishte veshur rroba “provokuese, që i zbulonin trupin apo seksi” ose nëse në një farë mënyre nuk kishin thënë ‘jo’ edhe aq qartë.

Rezultatet në nivel vendi

Opinionet varionin nga vendi në vend, siç tregon ky grafik i krijuar nga Statista për Independent.

Imazhi: Statista

Imazhi: Statista

Ata që u përgjigjën në Rumani dhe Hungari kishin më shumë gjasa të thoshin se secila situatë mund të ishte justifikim për seks pa pëlqimin e njërës palë. Në Mbretërinë e Bashkuar, 22% e atyre që u përgjigjën thanë se përdhunimi ishte i pranueshëm në disa rrethana dhe 12% thanë se alkooli i tepër apo drogimi mund ta bënin seksin jo-konsensual të pranueshëm.

Njerëzit në Spanjë dhe Suedi ishin mes atyre që kishin më pak gjasa të thoshin se përdhunimi mund të justifikohet në ndonjë rrethanë.

“E vetmja gjë që e shkakton përdhunimin është përdhunuesi”, tha dikur Annie Clark një aktiviste për ndërgjegjësimin e sulmit seksual. Këto rezultate shokuese tregojnë se sa shumë punë mbetet për t’u bërë që njerëzit ta kuptojnë këtë.

 

Marrë nga Weforum.org