Një studim i ri sugjeron që njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen për përhapjen e koronavirusit përmes ajrit, në avion.
Studimi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, tregon se sistemet e ventilimit në avionë filtrojnë ajrin në mënyrë efikase dhe nxjerrin menjëherë jashtë grimcat që mund të transmetojnë virusin.
Megjithatë, studimi, nuk mori parasysh mënyra të tjera me të cilat njerëzit mund të infektohen në avion, duke përfshirë kollitjen ose prekjen e sipërfaqeve.
Komanda e Transportit e SHBA-së, Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes dhe Komanda e Lëvizjes Ajrore përdorën avionë Boeing 777-200 dhe 767-300 të ngarkuar me sensorë që synonin të kopjonin efektin e një fluturimi plot me pasagjerë.
Një robot që mbante maskë kirurgjikale luajti rolin e një pasagjeri të infektuar dhe u kollit në avion.
Ekipi përdori gjurmuesit e aerosolit për të parë se ku shkuan grimcat e emetuara nga “pasagjeri” i kollitur, por ato u thithën shpejt në sistemin e ventilimit, dhe nuk kishte gjasa të ndotnin sipërfaqet e afërta ose të hidheshin në zonat e frymëmarrjes të njerëzve të ulur afër.