Koronavirusi që po kërcënon botën nuk është i njëjti me koronavirusin që shpërtheu fillimisht në Kinë. Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkakton sëmundjen e Covid-19 është duke ndryshuar.
Shkencëtarët kanë dalluar me mijëra mutacione ose ndryshime të materialit gjenetik të virusit, por deri më tani njëri është veçuar që ndryshon sjelljen e tij.
Pyetja kryesore që shtrojnë kërkuesit në lidhje me mutacionin është nëse e bën virusin më infektues apo vdekjeprurës tek njerëzit si edhe nëse kërcënon kërkimet që po bëhen për vaksinën.
Aktualisht, koronavirusi po ndryshon shumë ngadalë duke u krahasuar me viruset e gripit. Me nivelet e ulëta të imunitetit në popullsi, pa vaksinë dhe pak trajtime efektive, virusi nuk ka aspak presion që të adaptohet. Deri më tani po e kryen më së miri funksionin e vet duke qarkulluar ashtu siç është.
Mutacioni më i rëndësishëm i Covid-19 është emëruar si D614G nga kërkuesit. Për herë të parë dyshohet se është shfaqur në Itali pas shpërthimit në Wuhan. Tashmë shikohet pothuajse në 97% të rasteve në të gjithë botën.
Viruset nuk është se bëjnë plane. Ata ndryshojnë vazhdimisht. Disa e ndihmojnë virusin që të riprodhohet dhe disa jo. Disa të tjerë janë thjeshtë neutralë.
Kërkuesit thonë që duhen ende më shumë prova që të pranohet që ky mutacion i virusit është më infektues. Sipas profesorëve Hyeryun Choe dhe Michael Farzan, kur e studiuan në kushte laboratori, versioni i ri i virusit hynte më mirë në qelizat e njerëzve. Edhe pse përshtatej më mirë me qelizat, sipas kërkuesve kjo nuk e bënte më shumë të transmetueshëm.
Shkencëtarët thonë se varianti aktual i virusit është aq dominant saqë është tashmë pandemia.