Për ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse shpërthen lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe Shqipëria rrezikon, megjithatë mbrohet nga NATO. Sipas tij, Ballkani është një zonë jo stabël, por Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi përbëjnë krahun perëndimor të NATO-s në Ballkan dhe “në këtë kontekst, si territore të NATO-s gëzojnë të gjitha avantazhet e mbrojtjes së kësaj aleance”, tha Berisha për Klan News.
Situata e Ukrainës na duket e largët, a mendoni se është një situatë që si dhe sa e përfshin Shqipërinë?
Sali Berisha: Është një ndër zhvillimet më të rrezikshme pas Luftës së Dytë Botërore. Putin po sillet në mënyrën më zuzare, po kërcënon NATO-n dhe ka futur dhe krisje në NATO. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Shqipëria duhej të bënte një gjest simbolik ndaj Ukrainës. Një vend i pavarur i lirë po pushtohet para syve tanë, është krejtësisht urdhri i Vuçiç dhe me këtë rast çdo interpretim tjetër është i pavërtetë. Të rrish në këtë mënyrë do të thotë t’i nënshtrohesh.
Nëse ndodh një situatë lufte në Ukrainë, a rrezikohet Ballkani, Shqipëria sepse jemi të gjithë të ndërthurur në raportet delikate?
Sali Berisha: Pa asnjë dyshim që Ballkani është një zonjë jo stabël, por Shqipëria, Maqedona dhe Mali i Zi përbëjnë krahun perëndimor të NATO-s në Ballkan dhe në këtë kontekst, si territore të NATO-s gëzojnë të gjitha avantazhet e mbrojtjes së kësaj aleance. Megjithatë situatë të tillë nuk ka pasur ndonjëherë.