Në 50-vjetorin e vdekjes së tij, një grup i tretë ekspertësh do të përpiqet të përcaktojë nëse një toksinë, e gjetur në mbetjet e çmimit Nobel për Letërsi të vitit 1971, ishte shkaku i vdekjes së poetit më të njohur kilian, Pablo Neruda.
Ai vdiq më 23 shtator 1973, dy javë pas grushtit të shtetit, që përmbysi qeverinë e Salvador Allendes (1970-1973).
Pesë vjet më parë, grupi i dytë i ekspertëve kishte vërtetuar se Ricardo Neftali Reyes (emri i vërtetë i Nerudës) nuk kishte vdekur nga kanceri i prostatës që e kishte prekur dhe për të cilin ishte larguar nga ambasada në Francë për t’u tërhequr në Isla Negra dhe për të përfunduar shkrimin e kujtimeve të tij ”E pranoj se kam jetuar”.
Në fakt, specialistët kishin zbuluar një toksinë në një molar, të quajtur Clostridium botulinum, thënë ndryshe më i njohuri nga toksina botulinike që prodhon klostridin, që konsiderohet si mikroorganizëm përgjegjës për botulizmin.
Gjyqtarja kiliane për çështjet e të drejtave të njeriut, Paola Piazza, kujtoi së fundmi se laboratorët e specializuar për studimet e gjenomikës bakteriale janë porositur për të zbuluar nëse ai ishte një bakter i rritur në laborator.
”Ekipi i ri i ekspertëve duhet të sqarojë rrethanat në lidhje me zbulimin e Constridium botulinum në eshtrat e poetit”, theksoi ajo.
Trupi i autorit të ”Njëzet poezi dashurie” u zhvarros më 8 prill 2013 në plazhin e Isla Negrasm ku Neruda prehet pranë Matilde Urrutia, bashkëshortja e fundit.
Pesëdhjetë vjet më parë versioni zyrtar i vdekjes së Nerudës fliste për kancerin e prostatës, edhe pse gjendjen e tij fizike nuk linte dyshime që mund të çonin në vdekjen e afërt.
Ndaj sot, dyshohet fort se Neruda mund të jetë vrarë nga regjimi i gjeneralit Augusto Pinochet.
Koordinatori Kombëtar i Gjykatës Supreme të Kilit për të Drejtat e Njeriut, Mario Carrozza theksoi se “ne duhet t’i japim fund një hetimi që na duket se ka qenë transcendental duke qenë se në këtë rast ka prova që lejon panelin e tretë të ekspertëve për të përcaktuar nëse një substancë mund të jetë ose jo vendimtare për vdekjen e Pablo Nerudës”.