Ashtu siç edhe pritej, fitorja e Ilir Shaqirit nuk është pritur mirë nga të gjithë. Në rrjetet sociale ka pasur thumba dhe ironi për “Big Brother VIP”.
Por edhe një teori që ka pushtuar rrjetin që është përforcuar edhe nga këngëtarja Flaka Krelani
Kjo e fundit ka qenë në vitin 2014 ka qenë përballë Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese. Ndërkohë që në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri që dha edhe vendimin për Lori Hoxhën.
Kjo situatë ka bërë Flakën ta konsiderojë një “kthim borxhi” çmimin e parë në “BB VIP”.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.
Në këtë mënyrë, artistja ka ironizuar drejtpërdrejt trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.