Juventus nuk arrin të gjejë rrugën e fitores në supersfidën e së shtunës kundër Romës. 1-1 përfundon sfida në “Allianz Stadium” mes bardhezinjve dhe skuadrës së Jose Mourinhos.
Ndeshjen z zhbllokoi që në minutën e dytë Dusan Vlahovic me një goditje të bukur dënimi.
Gjithsesi, minutat në vijim rikthyen Romën protagoniste e ndihmuar edhe nga sistemi VAR që anuloi edhe një gol të Locatellit.
Golin e barazimit e shënoi Tammy Abraham i asistuar nga ish-i Dybala.