Kreu i përgjithshëm i ALUIZI-t Artan Lame denoncoi të gjitha problemet me tokat në bregdet dhe zona me rëndësi ekonomike siç i cilësoi ai.
Në një deklaratë për media, Lame njoftoi se harta e abuzimeve përfshin të gjithë territorin e vendit.
“Ka abuzime me pronën publike e private. Janë kryer 30 audite në vend, masa edhe me gjobë ndaj punonjësve, ndërsa janë trajtuar mbi 7 mijë ankesa. Për pronat në bregdet do mjaftonin këto shifra për të kuptuar sa i thellë është problemi dhe sa e lartë pritshmëria e qytetarëve.
Harta e abuzimeve përfshin gjithë territorin e Shqipërisë, po më shumë në zonat me interes ekonomik ku duhet të tregohen më të hapura.
Problemet e trashëguara bllokojnë investimet”, tha Lame.
Kreu i ALUIZNI-t theksoi se problematika shkon deri atje sa të rezultojnë katër pronarë në të njëjtin vend e për të njëjtin tokë.
“Shqipëria kjo është. Bregdeti u nda e stërnda, ndjeshmëria e qeverisë e kadastrës duke vënë dorën në plagë është rritur dukshëm. Problematika si Vlora do jenë dhe në zona të tjera.
Na rezultojnë deri në 4 pronarë në të njëjtin vend e për të njëjtin tokë. Problematikë të tillë ka në gjithë gadishullin e Karaburunit.
Problematik të tilla do ndeshim në Spille ku edhe në një pikë që vuri dorën qeveria u pa një vjedhje kolosale tokës shtet”, denoncoi Lame.
Ai bëri apel që të mos përzihen në të tilla afera, ndërsa theksoi se do të bashkëpunojë me të gjitha organet ligjzbatuese për një regjistër prone të saktë dhe të besueshëm.
“Mos u përzieni në afera të tilla. Do bashkëpunojmë me të gjitha organet ligjzbatuese që të kemi në regjistër prone të saktë dhe të besueshëm”, përfundoi kreu ALUIZNI-t.