Aktualitet Abuzimet në ndërtim, Gjykata e Durrësit jep 8 “arreste me burg”, liron...

Abuzimet në ndërtim, Gjykata e Durrësit jep 8 “arreste me burg”, liron 10 efektivë dhe zyrtarë

Tetë arreste me burg, 3 pezullime të funksioneve publike edhe 2 pezullime nga detyra. Këto janë masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e për punonjësit e policisë dhe zyrtarët vendorë që u arrestuan nën dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar abuzime me ndërtimet.

Masa e arrestit me burg u vendos për shtetasit Petrit Neziri, Ermand Petova, Gjergj Gërco, Agim Osmani, Ndriçim Shika, Dëshir Dakoli dhe Adem Lika.

Për Besnik Domin, Shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, u mor masa “pezullim nga ushtrimi i funksionit publik”, ndërkohë që për shefin e stacionit të policisë Manz Sami Xhafa u vendos “pezullim për ushtrim të detyrës”.

Nga të arrestuarit, Petrit Neziri është ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë. Ermand Petova, është nënkomisar në Stacionin e Policisë Manzë, ndërkohë që Agim Osmani dhe Dëshir Dakoli ishin ndihmës specialistë në Komisariatin e Policisë Durrës. Osmani, nuk është ndjerë mirë sot në gjykatë dhe është dërguar në Urgjencë.

Gjergj Gerco është sekretar i Njësisë Administrative Sukth, Ndriçim Shika mbante funksionin e ndihmës specialistit në Komisariatin e Policisë Shijak, ndërkohë që Adem Lika është zhvillues i një objekti ndërtimi pa leje.

Për kryeinspektorin e IMT Shijak Marius Shahini Gjykata dhe për 4 persona të tjerë, Dritan Koçi Paulin Meta Qerim Doka Gjon Zefi, Gjykata ka vendosur vetëm masën e detyrim paraqitje”.

Arrest me burg

1-Ermal Petova – specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë

2-Gjergj Gërco – Sekretar i Njësisë Administrative Sukth

3-Agim Osmani – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

4-Haxhi Sherra – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

5-Ndriçim Shika – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

6-Adem Lika – posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje

7-Dëshir Dakoli – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

8-Petrit Neziri – Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë

U lanë të lirë

1-Besnik Domi-shef Rendi Shijak

2-Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze

3-Marius Shahini-kryeinspektor IMT Shijak

4-Nikoll Marku-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë,

5-Julian Kacadej-specialist IMT Shijak

6- Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje

7- Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje

8- Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje

9-Astrit Nuri-specialist i Armatimit në DVP Durrës

10- Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje

Në kërkim mbetet Gani Dama, i cili ka mbajtur detyrën e policit të patrullës.