Mediat greke publikojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku Fatmir Tarellari, 50 vjeç vrau kunatin e tij, Erjon Pelivanin, pasi vajza i kishte rrëfyer se ky i fundit e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.
Mësohet se abuzimi seksual me vajzën ka ndodhur në banesën e saj, pasi Pelivani hynte dhe dilte pa të keq në shtëpinë e motrës së tij.
“33-vjeçari kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. E në fakt, në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Daja lëvizte lirshëm në banesë në kohën kur prindërit ishin në punë”, ka thënë avokati i Tarellarit për SKAI-n.
Sipas asaj që dyshohet se i ka thënë vajza babait të saj, “ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç. Në moshën 14-vjeçare, duke u rritur, ajo e ka kërcënuar se do të tregonte gjithçk. Por kur i duheshin para, abuzuesi kthehej dhe e kërcënonte me publikimin e videove”.
Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, jo përdhunime, pa përmendur emrin e personit që e kishte kryer këtë akt ndaj saj.
24 orët që çuan në krim
Avokati i babait 50-vjeçar përshkroi se çfarë i parapriu krimit, që dyshohet se është kryer nga Tarellari në një gjendje të rënduar psikologjike. Siç tha ai, “babai është njoftuar në orët e mëngjesit të së hënës për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë, që vajza nuk i kishte paguar, edhe pse ata ia kishin dhënë. Pas një bisede me vajzën e tij ai u informua për përdhunimet dhe shantazhet por vajza nuk e zbuloi emrin e personit. Prindërit po bëheshin gati që të ngrinin padi, derisa vajza pas presionit të vazhdueshëm të prindërve, tha se autori i abuzimit dhe shantazhimit ndaj saj kishte qenë pikërisht vëllai i njerkës së saj”.
Sipas avokatit të 50-vjeçares, vajza kishte videot në të cilat 33-vjeçari e shantazhonte por nuk ia tregonte babait të saj: “Ajo që i tregoi ishin mesazhet që vërtetonin atë që ai thoshte.”
Avokati Synodinos e përfundoi përshkrimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai (babai) e mori vesh deri të martën pasdite nuk kishim asnjë kontakt. Pas vrasjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej”.