Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjarjes së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me abuzimin seksual të dy adoleshentëve me vajzën 8 vjeçe.
Në një deklaratë për mediet, thuhet se më datë 4 korrik 2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.
Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Si rezultat i veprimeve të kryera, më 5 korrik 2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti.