Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia, nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje.
Haxhia u vetëdorëzua dy ditë më parë në Rinas, për shkak se SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë arrest shtëpie, në lidhje me dosjen e abuzimit me fondet e BE-së, për të cilën është vënë në pranga dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.
Haxhia u paraqit në ambientet e Gjykatës së Posaçme në shoqërinë e avokatit të tij Henrik Ligori.
Haxhia nuk iu përgjigj interesit të mediave për njohjet apo lidhjet me Ilir Beqajn. Haxhia tha në gjykatë se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Mbrojtja ofroi garanci pasurore për heqjen e masës, por gjykata nuk e pranoi.
Një ndër kompanitë e biznesmenit Haxhia ka prerë kontratë fiktive për llogari të Beqajt dhe Kurtulajt.
Gazmend Haxhia është aksioner dhe administrator në disa biznese, përfshi Konçesionarin e Opel, të njohur si Noshi dhe me 25 % të aksioneve në Universitetin Polis