Aktualitet Abuzoi me 12-vjeçaren, lihet në burg 29-vjeçari nga Pogradeci

Abuzoi me 12-vjeçaren, lihet në burg 29-vjeçari nga Pogradeci

Kledi Tirollari, 29-vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura, është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Korçës.

Tirollari ka dalë para togave të zeza, të cilat pasi kanë dëgjuar palët dhe akuzën, kanë vendosur ta lenë në burg, ndërkohë që nga ana e palës mbrojtëse u kërkua një masë më e lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por kjo nuk është marrë parasysh.

Jo më larg se një ditë më parë, nëna e 12-vjeçares foli për mediat duke treguar se vajza e saj dhe Tirollari flinin në një dhomë prej 3 vitesh. Nëna shtoi se nuk kishte dijeni se ata kryenin marrëdhënie seksuale pasi i akuzuari thoshte gjithmonë se e kishte si motër.

Ngjarja u denoncua 4 ditë më parë nga e ëma e të miturës, e cila bashkëjetonte në fshatin Vërdovë me të atin e Kledi Tirollarit, por nuk ishin të martuar ligjërisht pasi ajo ende nuk kishte arritur divorcin me burrin e parë.

“Deri në këto momente nuk është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet diçka e tillë. Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete.  Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”, tha avokati.