Aktualitet Abuzoi me fondet e klubit sportiv, në pranga ish-nënkryetari i bashkisë së...

Abuzoi me fondet e klubit sportiv, në pranga ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit

Ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit, Andri Çota, u vu në pranga këtë të enjte në policia.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se Çota akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se gjatë kohës që mbante detyrën e nënkryetarit të bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.

“Në vijim të punës operacionale hetimore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shpërdorimit të detyrës, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas një muaji hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë  së Elbasanit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loading”. Si rezultat, është kapur dhe ndaluar Andri Çota, 37 vjeç, banues në Librazhd.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 21.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në një njoftim të policisë.