Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 53 vjeçar nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.
53-vjeçari K.H. dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe.
Aktualisht e mitura ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.