Prej ditësh, Britania është pushtuar nga i ftohti ekstrem, me dëborë dhe akull.
Megjithatë kushtet ekstreme atmosferike nuk i ndalin aspak të rinjtë britanikë për të festuar.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje janë veshjet e zgjedhura nga vajzat, të cilat janë fotografuar me funde të shkurtër sikur të ishte verë.
Këto foto janë bërë në Newcastle, ku temperaturat zbritën në -4 gradë.
Dëbora e akulli nisi të mbulojë rrugët, por të rinjtë, djem e vajza, kanë dalë sërish me veshje verore.