Ylli i “Rolling In The Deep”, Adele, ka treguar në një intervistë për The Hollywood Reporter se çfarë i tha menaxherit të saj kur dëgjoi për herë të parë këngëtaren Dua Lipa.
Ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin e këngëtares me origjinë nga Kosova, duke ndarë më pas etiketimin që i vendosi Dua-s.
“Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer”, tha ajo.
“Kur dëgjova për herë të parë këngën ‘I’ve got new rules, I count’em”, më kujtohet që i thashë menaxherit tim, ‘Ajo duhet të jetë vajza e ardhshme e madhe e pop-it’. Dhe ajo është. Jam shumë i emocionuar që ajo është kthyer”, tha Adele.
Ndërsa Adele ka shprehur mbështetjen maksimale për Dua Lipan, ndërkohë që nga ana tjetër nuk është kursyer me komplimente as për këngëtaren me famë, si Lady Gaga. Këtë të fundit e ka konsideruar si të ftuarën më frikësuese në takimin “Fundjavë me Adele”.