Ka nisur sot nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH. E ftuara e parë ka qenë gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu, e cila ka sjellë dhe kupën në skenë.
Ajo zhvilloi një bisedë më prezantuesin Adi Kresa dhe u pyet nëse ajo është ngacmuar ndonjëherë seksualisht nga ndonjë shef.
Jonida Shehu tha se në asnjë punë nuk është ngacmuar nga ndonjë shef.
Por më tej shtoi se një shoqen e saj e kishin ngacmuar dhe e kishin hequr nga puna.