E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe kreun e Seksionit Kundër Korrupsionit në këtë institucion, Klodjan Braho.
VanHorn shprehu admirimin e SHBA për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i nxiti drejtuesit e institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë punën e tyre të guximshme
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.