Shkencëtarët britanikë kanë ruajtur ADN-në e një njeriu në një kristal, e cila mund të përdoret për të rikthyer njerëzimin në rast se zhdukemi.
Ekipi nga Universiteti i Southampton përdori lazerë për të gdhendur të dhënat në një kristal 5D që mund të rezistojë për miliarda vite. Ndryshe nga format e tjera, ai nuk shpërbëhet me kalimin e kohës.
Në një deklaratë, universiteti përshkroi sesi kristali që është i barasvlershëm me kuarcin, është “një prej materialeve më të rezistueshme kimikisht dhe termikisht në Tokë”. Ai mund të durojë forcat e mëdha, temperaturat ekstreme dhe “ekspozimin ndaj rrezatimit kimk”.
Lazerët super të shpejtë gdhendën të dhënat e gjenomës njerëzore që përfaqësojnë të gjitha udhëzimet e ADN-së që gjenden në një qelizë.
Ekipi shpreson që në të ardhmen për të regjistruar gjenomën e bimëve dhe kafshëve të rrezikuara nga zhdukja. Por ka një ‘kleçkë’.
Aktualisht nuk është ende e mundur që njerëzit, bimët dhe kafshët të krijohen artificialisht duke përdorur vetëm informacionin gjenetik.
Kristali ka një çelës vizual për të treguar detaje për të dhënat që ka të ruajtura dhe si mund të përdoren nga inteligjenca e së ardhmes, përfshirë atë artificiale, për të krijuar një njeri.
Çelësi tregon elementët universalë (hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe nitrogjeni), katër bazat e molekulës së ADN-së (adeninës, citozinës, guaninës dhe timinës) dhe strukturën e tyre molekulare, vendosjen e tyre në strukturë zinxhir të ADN-së dhe sesi gjenet pozicionohen në një kromozom që mund të vendosen në një qelizë.
Kristali ruhet në arkivën e Kujtesës së Njerëzimit, një kapsulë speciale kohe në një shpellë kripe në Hallstatt, Austri.
Kristalet 5D mund të ruajnë deri në 360 terabajt informacion dhe formati ka marrë çmim nga Rekordet Guinnes në vitin 2014 si materiali më rezistent.