Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, mbeti i vrarë më armë zjarri këtë të hënë nga dora e një të riu. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 në fshatin Manati të Lezhës Viktima po merrej me punë në shtëpinë e tij të vjetër kur 17-vjeçari Florian Pervathi e qëlloi për vdekje me pistoletë.
Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë hakmarrja.
Në vitin 2009, vëllai i viktimës mësohet se kishte vrarë babain e 17-vjeçarit. Menjëherë pasi e qëlloi 65-vjeçarin me pistoletë, adoleshenti u vetëdorëzua në polici.
Dy familjet e kishin pushuar si çështje mes tyre, por duket se djali i viktimës, nuk e kishte harruar. Familjet mësohet se kishin qenë dikur fqinj me njëri-tjetrin, por pas ngjarjes së vitit 2009, Lek Lekgjonaj ishte zhvendosur me banesë. Këtë të hënë ai kishte shkuar pikërisht tek shtëpia e vjetër për t’u marrë me punë, kur u vra nga i riu.