Shumica e aeroplanëve me pasagjerë do të vazhdojnë të djegin karburant të paktën deri në viti 2050, kur pritet të prezantohet hidrogjeni me emetim-zero, por që deri tani kufizohet vetëm për aeroplanët rajonal dhe për rrugë të shkurtra. Kjo ka qenë deklarata e Airbus për zyrtarët e Bashkimit Europian gjatë një prezantimi privat në fillim të vitit.
Prezantimi, – i zbuluar publikisht për herë të parë këtë të enjte – erdhi pasi Airbus pretendoi se do të nxirrte në treg një seri aeroplanësh që furnizohen me hidrogjen në vitin 2035.
Gjithashtu këtë të enjte, një studiues i mirënjohur i klimës tregojë për Euronews se përdorimi i hidrogjenit për udhëtime të shkurtra mund të linte një gjurmë shumë më të madhe karboni se sa përdorimi i karburanteve të zakonshëm.
A është vërtetë i mirë për ambientin hidrogjeni?
Studiuesi Falko Ueckerdt tha për Euronews se ai nuk habitej nga prezantimi i Airbus për zyrtarët e BE.
“Përdorimi direkt i hidrogjenit vjen me disa sfida që ulin kapacitetin e pasagjerëve si dhe gamën e aeroplanëve. Dendësia e energjisë së hidrogjenit për peshë është e lartë ndërsa për volum është e ulët,” tha ai.
“Më parë duhet të mundësojmë elektrifikimin direkt nëse duam të kemi një të ardhme të sigurt,” tha Gunnar Luderer, studiues i klimës.
“Një opsion më i mirë është ai i “e-karburanteve”, që janë karburante sintetike që vijnë nga hidrogjeni i bazuar në elektricitet dhe karboni atmosferik. Edhe pse teknologjia e kërkuar nga këto sistemi si elektroliza apo kapja direkte e CO2 nga ajri, janë në hapat e tyre të parë, investimet ne këtë industri, politikat mbështetëse dhe inovacionet e të ardhmes mund të ulin kostot dhe të rrisin sasinë pas vitit 2030,” shprehet Ueckerdt.