Bota Aeroplani u përplas me helikopterin, si ndodhi aksidenti ajror në Uashington

Aeroplani u përplas me helikopterin, si ndodhi aksidenti ajror në Uashington

Një aeroplan që u nis nga Kansas me 64 persona në bord ka rënë në lumin Potomac në Uashington të SHBA-së, pasi u përplas me një helikopter ushtarak, ku ndodheshin tre ushtarë amerikanë.

ërplasja ka ndodhur pranë pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Ronald Reagan” rreth orës 21:00 (të Mërkurën) me orën lokale, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Ende nuk dihet sa është bilanci i viktimave, ndërsa janë gjetur 19 trupa të pajetë.

Ekuipazhet e emergjencës në Uashington DC po vijojnë prej orësh me kërkimet intensive në lumë, ndërsa në mediat amerikane thuhet se ka gjasa që aeroplani “American Eagle Flight 5342” të jetë ndarë në dysh.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donad Trump. “Jam informuar për aksidentin e tmerrshëm, Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre!”, ka thënë ai në një deklaratë.