Kryeministri Edi Rama vijon në qytetin e Vlorës bashkëbisedimin me qytetarët dhe autoritetet vendore për projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm.
Rama u shpreh se 2018-a do ketë në fokus zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë si dhe çuarjen përpara të investimeve në infrastrukturë si by-passin e Vlorës dhe Fierit si dhe përfundimin e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë dhe atë të Lumit të Vlorës.
Ndërsa duke iu referuar mandatit 4 vjeçar të qeverisë, Rama tha se parashikohet të nisë nga funksionimi aeroporti i Vlorës.
“Çelim rrugën e standardeve më të larta, një nxitje e fuqishme për Vlorën dhe turizmin, nuk diskutohet që është prioritare aeroporti i Vlorës, jemi në proces me ministrat për ta nxitur me tutje procesin. Tani presim që të përfundojë projekti për të hyre në një faze të lidhjes se kontratës dhe ndërtimit. Ambicia është fluturimi i parë brenda 4-vjeçarit, por kjo është një dëshirë”, u shpreh Rama.