Presidenti kinez, Xi Jinping përuroi ditën e mërkurë aeroportin më të madh në Pekin.
Aeroporti ndërkombëtar i Daxing kushtoi plot 11 miliardë dollarë dhe shtrihet në një sipërfaqe 700 mijë metra katrore ose e barabartë me 98 fusha futbolli. Aeroporti ekzistues i Pekinit, ishte i dyti në botë, pas atij të Atlantës, por autoritetet vendosën që vendit i duhej dhe një tjetër, për të përballur fluksin në rritje të udhëtarëve.
Aeroporti i ri i Daxing thuhet të ketë terminalin më të madh në botë në një ndërtesë të vetme dhe pritet që brenda vitit 2025 të presë deri në 170 milionë pasagjerë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Global Times”, 7 linja ajrore vendase kanë shprehur interesin për të nisur operimin në aeroportin e ri. Gjithashtu të interesuara janë dhe kompani ndërkombëtare si British Airëays, Cathay Pacific dhe Finnair.
Daxing International Airport është i vendosur 46 km larg sheshit Tiananmen dhe u projektua nga arkitekti me famë botërore Zaha Hadid. Me përurimin e tij Pekini iu bashkua grupit të qyteteve që kanë 2 aeroporte ndërkombëtare.