Afganët, të cilët do të strehohet përkohësisht në Shqipëri do të strehohen nga gushti në shtator në 6 godinat e konvikteve në Qytet Studenti. Ndërsa pas përfundimit të sezonit veror do të strehohen në hotelet e bregdetit.
Njoftimin e bëri kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për News 24.
“Afganët do të qëndrojnë nga gushti në shtator tek konviktet. Më pas afganët do të shkojnë në hotelet e bregdetit. Në një godinë do të qëndrojnë ata, studentë që kanë provime të mbartura. Kemi liruar 5-6 godina të tjera për çdo nevojë”, u shpreh Veliaj.
Të mërkurën priten 350 afganët e parë. Ata do të strehohen në Shqipëri pas marrëveshjes me SHBA-të. Afganët që po vijnë kanë punuar me misionin e SHBA-ve në Afganistan dhe janë në pritje të verifikimit për marrjen e vizës së përhershme amerikane.